Shtëpia e insekteve
Materialet dhe mjetet: Letër me ngjyrë të gjelbër (ose mund ta ngjyrosni), të printoni fotografi të insekteve të ndryshme ose t’i vizatoni ato, ngjitës dhe gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sigurisht që ju si prindër jeni përgjegjës që t’i informoni fëmijët edhe rreth insekteve, ku jetojnë ato e çfarë roli pozitiv kanë në botë.
Së pari, bashkë me fëmijët le të krijojmë një kopsht sepse aty e kanë shtëpinë insektet. Insektet jetojnë tek bari të cilin do ta bëjmë me anë të letrës me ngjyrë të gjelbër. Gjithashtu do e presim në fije sikurse në foto. Pastaj i marrim fotografitë e insekteve, nga ana e kundërt e tyre i bëjmë me ngjitës dhe i hapim hapësirat e prera, i vendosim brenda insektet. Le të jetë ky aktivitet që e zhvillon më shumë vetë fëmija. Le t’i lejojmë fëmijët që ata vetë t’i zbulojnë insektet e fshehura në bar, gjithashtu t’u tregojmë që ato aty e kanë shtëpinë dhe roli i tyre në natyrë është shumë i rëndësishëm. Në të njëjtën kohë ata do të mësojnë diçka të re të shoqëruar me një aktivitet.