Shkojmë në piknik

Në një kënd të oborrit, ose nëse jetoni në banesë në një kënd të shtëpisë, dhomës, krijoni bashkë me fëmijën një vend pushimi, ose ‘tendë’ – vendosni disa jastëkë dhe mbulojini me një çarçaf e pastaj lejojeni fëmijën që aty të vendosë gjëra dhe ta plotësojë  me sende të ndryshme për një lojë kampi.

– Pjesa më e bukur e kampit është përgatitja e ushqimit për në kamp. Bashkë me fëmijën përgatisni ushqimin që do të hani në kamp, dhe e vendosni në qese apo kuti.

– Me vete në kamp merrni edhe ndonjë libër me ngjyra e figura kafshësh dhe tregoni ndonjë tregim së bashku derisa jeni në piknik

– Ju mund ta shikoni edhe ylberin derisa jeni në piknik. Për këtë ju duhen: një pasqyrë e vogël, një kavanoz qelqi ose një gotë e madhe  e mbushur me ujë të pijshëm dhe një shkrepse [ylberin e bën PRINDI, jo fëmija]. 

Vendoseni pasqyrën e vogël brenda qelqit [kavanozit] ose gotës me ujë. Pasqyra duhet të jetë me xhamin lart. Më pas vendoseni kavanozin ose gotën tuaj në ambientin e errët ku po e bëni piknikun. Pastaj ndizeni shkrepsen tuaj përballë pasqyrës  dhe shikoni si do të shfaqen  ngjyrat e ylberit.