Personazhi im i preferuar

Me materiale që ju kanë mbetur pasi i keni përdorur [materiale ricikluese] dhe të cilat i keni në shtëpi, jepuni mundësi fëmijëve që ta krijojnë personazhin e tyre të preferuar.

Gjërat që ju duhen janë:  lapsa me ngjyra, kokrra të kafesë ose të piperit të zi, fije leshi me ngjyra [ose pe pambuku], ngjitës ose pak brumë i hollë [sepse edhe ai mund të përdoret si ngjitës shumë i mirë].

– Me kutitë prej kartoni të vezëve mund të krijoni lepurusha aq sa të doni vetë.

– Me tubat e letrave higjienike, ju mund të bëni mace me mustaqe të gjata.

– Edhe zogjtë e vegjël të pulës mund të bëhen me një shumëllojshmëri ngjyrash, ashtu siç duan fëmijët vetë.

– Po bretkosat a ju pëlqejnë?

– Pyetini fëmijët çfarë u pëlqen të bëjnë dhe bëjeni bashkë me ta.