Festojm ditën e tokës

Dalim jashtë në natyrë (në oborrin e shtëpisë), edhe nëse bie shi apo fryen pak erë. Sot është dita e Tokës. Fëmijët le të luajnë çfarë të duan dhe kërkoni prej tyre që të mbledhin disa gjethe ose shkopinj, edhe pak dhe [ju bën mirë të zhyten (të bëhen pis) pak].

Pasi të ktheheni në dhomë, festoni ditën e Tokës bashkë me fëmijët:

–  Me gjethet dhe shkopinjtë që morën nga jashtë të përpiqen të bëjnë një pemë ose një lule…

–  Pema ose lulja  mund të bëhet edhe me kapakët e gjelbër.

–  Ju mund ta vizatoni edhe figurën e  globit dhe fëmijët mund t’i vendosin kapakët sipas ngjyrave të globit, ose plastelinën/brumin që e keni ruajtur në frigorifer.

–  Në fund shikoni një libër së bashku dhe lexojuni ose tregojuni një tregim për tokën.

–  Në këtë tregim përdorni vende dhe ngjarje që fëmija i ka parë ose i ka përjetuar.

Aktiviteti zhvillon të menduarit, komunikimin, aftësitë motorike bazike dhe fine.

[ngg src=”galleries” ids=”4″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]