Festojmë ditën e Tokës  

Dilni me fëmijët në natyrë (në oborrin e shtëpisë) dhe kërkojuni atyre që të vëzhgojnë gjithçka dhe sigurisht që edhe të luajnë dhe të kënaqen.  

Në shtëpi u tregoni se sot është dita e Tokës dhe lidhur me këtë ju së bashku do të mund t’i bëni aktivitetet si në vijim:

– Mund të bëni një projekt të përbashkët për ruajtjen e Tokës.

– Mund ta ngjyrosni figurën e globit.

– Mund ta krijoni globin nga kapakët e shisheve me ngjyrë të gjelbër dhe  të kaltër.

– Mund të krijoni pemë me kapakë të shisheve,  pambuk apo me çfarëdo materiali tjetër.

– Mund ta krijoni globin me plastelinë/brumë.

– Mund të lexoni së bashku ose ta shpikni një tregim për Tokën dhe ruajtjen e saj.

– Mund t’i tregoni njëri-tetrit çfarë duhet të bëjë secili prej nesh që ta ruajë Tokën/globin.

– Mund të këndoni ose të mësoni një vjershë të vogël për Tokën së bashku, si kjo në vijim p.sh.:  

Është 1 e tjetër s’ka

Mbushur plot me bukuri,

Unë e ti e të gjithë bashkë      

Ia shtojmë jetën e begatinë.