Festojmë ditën e Tokës

Dilni me fëmijët në natyrë (në oborrin e shtëpisë) dhe kërkoni prej tyre që të vëzhgojnë gjithçka përderisa luajnë dhe kënaqen.

Le t’i mbledhin disa gjethe, shkopinj, gurë, e gjëra të tjera. Pasi të ktheheni në shtëpi, tregojuni që sot është dita e Tokës. – – Shikoni një libër së bashku ku flitet për Tokën, ose ju si prindër mund ta krijoni një tregim për të.

– Flisni me fëmijët se si mund ta mbrojmë Tokën, dhe inkurajojini që ta bëjnë  një vizatim me të cilin do të tregojnë se si e kanë kuptuar  mbrojtjen e Tokës.

– Fëmijët mund t’i ngjyrosin me ngjyrë  të kaltër, të gjelbër dhe ngjyrë kafe gurët  që  i kanë mbledhur në natyrë pasi që këto janë ngjyrat e Tokës.

– Ju ose fëmijët mund ta vizatoni formën e Tokës dhe mbi të t’i  vendosni gurët e ngjyrosur sipas ngjyrave përkatëse: e gjelbër për pemët, e kaltër për ujin. Në shenjë feste, bëni një fotografi  së bashku  me fëmijët.  

Ky aktivitet zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë.

[ngg src=”galleries” ids=”3″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]