Festojmë ditën e Tokës

Dalim jashtë në natyrë (në oborrin e shtëpisë) edhe nëse bie shi apo fryen pak erë. Sot është dita e Tokës. Fëmijët le të luajnë çfarë të duan, mjafton të kujdesemi që ta ruajmë distancën me fëmijët e tjerë.

Pasi të ktheheni në dhomë, festoni ditën e Tokës bashkë me fëmijët:

– Në një letër të bardhë, ngjyrosni duart e fëmijëve me ngjyrë që lahet me lehtësi dhe le t’i vendosin pëllëmbët e tyre në të.

– Ju mund të bëni së bashku forma të ndryshme të pemëve, luleve, maleve, lumenjve, diellit, reve duke përdorur çfarëdo materiali që e keni në shtëpi.

– Lejoni fëmijët të përcaktojnë se çfarë dëshirojnë të bëjnë.

– Së bashku mund ta lexoni një libër, dhe ua lexoni fëmijëve ose u tregoni atyre një tregim për Tokën.

– Përdorni në tregim vende dhe ngjarje që fëmija i ka parë ose i ka përjetuar.

Aktiviteti zhvillon të menduarit, komunikimin, aftësitë motorike bazike dhe fine.