Dashuria për tregimin

Sot shkoni së bashku me fëmijën tek cepi/këndi ku tregoni përralla, shpikni histori, apo lexoni libra së bashku. Ju tashmë e keni krijuar orarin e tregimit/leximit me fëmijën tuaj, pavarësisht moshës që ai/ajo ka.

Në varësi të moshës së fëmijës:

– Ju lexoni me zë duke e aktruar përrallën ose tregimin, të cilin edhe mund ta shpikni vetë. Përpiquni që të jeni aktor/e i/e mirë duke e përshtatur zërin dhe lëvizjet e trupit me tregimin që po e lexoni ose po e tregoni.

– Përfshini fëmijën tuaj në ‘tregim/lexim’ në mënyrën e tij/saj [edhe pse fëmija akoma nuk flet qartë] duke i kërkuar që t’ju tregojë çfarë sheh në foton në tregim.

– Pyeteni fëmijën tuaj: Të pëlqeu tregimi ose përralla? Cila pjesë, apo figurë të pëlqeu më shumë dhe pse? Cili ishte vendi më i bukur apo më i pastër?, etj.

Dashuria për librat dhe leximi janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Kjo dashuri kultivohet shumë herët….që kur fëmija është në barkun e nënës.

Ky aktivitet  zhvillon dashurinë për librin dhe leximin, kreativitetin dhe komunikimin, emocionet pozitive dhe ndjeshmërinë.