Shkojmë në piknik
Në një kënd të oborrit, ose nëse jetoni në banesë në një kënd të shtëpisë, dhomës, krijoni bashkë me fëmijën një vend pushimi, ose ‘tendë’ – vendosni disa jastëkë dhe mbulojini me një çarçaf e pastaj lejojeni fëmijën që aty të vendosë gjëra dhe ta plotësojë me sende të ndryshme për një lojë kampi.
– Pjesa më e bukur e kampit është përgatitja e ushqimit për në kamp. Bashkë me fëmijën përgatisni ushqimin që do të hani në kamp, dhe e vendosni në qese apo kuti.
– Me vete në kamp merrni edhe ndonjë libër me ngjyra e figura kafshësh dhe tregoni ndonjë tregim së bashku derisa jeni në piknik
– Ju mund ta shikoni edhe ylberin derisa jeni në piknik. Për këtë ju duhen: një pasqyrë e vogël, një kavanoz qelqi ose një gotë e madhe e mbushur me ujë të pijshëm dhe një shkrepse [ylberin e bën PRINDI, jo fëmija].
Vendoseni pasqyrën e vogël brenda qelqit [kavanozit] ose gotës me ujë. Pasqyra duhet të jetë me xhamin lart. Më pas vendoseni kavanozin ose gotën tuaj në ambientin e errët ku po e bëni piknikun. Pastaj ndizeni shkrepsen tuaj përballë pasqyrës dhe shikoni si do të shfaqen ngjyrat e ylberit.