Shenjat e familjes sime në një fotografi
Materialet dhe mjetet: Ngjyra tempera dhe furça.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktivitetet familjare janë gjithmonë shumë të pëlqyeshme për fëmijët, por kësaj radhe të lëmë së bashku shenja të këmbëve apo duarve në një fletë ku tregojmë unitetin dhe bashkësinë familjare. Pastaj mund ta mbajmë atë në shtëpi të varur diku në një cep të dhomës.
Babi, mami, gjyshi, gjyshja dhe kushdo që është në familje, të bashkuar t’i lënë shenjat e duarve apo këmbëve. Ju mjafton të keni një karton të madh apo një letër të madhe dhe lejoni që fëmija juaj të vendosë se kush do të lë shenjat e veta në karton. Me ndihmën e furçave dhe ngjyrës lejoni që fëmija juaj vetë t’ju ngjyros duart apo këmbët dhe t’ju ndihmojë në kartonin familjar ku do të vendosni dorën tuaj.