Vizitë jashtë Kosovës

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të zgjidhni së bashku me fëmijën që në kutinë e sotme të ndërtoni një qytet që fëmija e ka vizituar ose edhe një imagjinar jashtë Kosovës. Ju si prind mund ta ndihmoni fëmijën me ide. Ndërkohë mund të lëshoni video në Youtube në të cilën paraqiten qytete të ndryshme. Pyeteni fillimisht fëmijën se cili është ekipi i tij i preferuar i ndonjë sporti dhe mund ta lidhni qytetin me sportistin apo sportisten e preferuar, ose mund të jetë këngëtar apo ndonjë figurë e preferuar e fëmijëve. 

Pas kësaj, së bashku me fëmijën do të ndërtoni apo vizatoni atë qytet. Ju mund të përdorni kuti boshe për të ndërtuar ndërtesa apo përgatitur objekte të ndryshme që janë karakteristikë e atij qyteti. Në mungesë të tyre, fëmija mund të vizatojë një qytet imagjinar të cilin do të dëshironte ta vizitonte.

Ndihmojeni fëmijën që t’i emërtojë objektet të cilat i vendos në punim.