Qëndisim flamurin në fletë

Materialet dhe mjetet: Penj të trashë, karton dhe gjilpërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Filloni të tregoni historinë e Marigonës që qëndisi flamurin kuq e zi në Vlorë. Dhe vazhdoni duke i treguar fëmijës se akoma nuk kemi një person që ka qëndisur flamurin në Kosovë, e pastaj pyeteni: a dëshiron të jesh ti ai/ajo që e qëndis flamurin? Eja të provojmë sepse do të pëlqejë shumë. Në letër vizatoni si në foto flamurin dhe hapni disa vrima ku do të kalojë peri i trashë me gjilpërën. Nëse nuk keni gjilpërë të trashë, improvizojeni atë me ndonjë mjet plastike apo kruese dhëmbësh. Nëse nuk keni as penj të trashë në shtëpi, fëmija të përdorë mjete të ndryshme për të modeluar flamurin. Këto materiale mund të jenë qese nga dyqani që i presim copë-copë dhe i ngjisim mbi, apo edhe me misrin që kemi në shtëpi. Qëllimi është të përdorim materiale që kemi në shtëpi.