Varësja ime

Materialet dhe mjetet: tub nga kartoni i letrës së tualetit apo kuzhinës, gërshërë, ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni një letër kuzhine në tavolinë (nëse nuk doni të dëmtohet tavolina juaj) dhe ngjiteni tubin e letrës për ta stabilizuar atë në mënyrë që fëmija juaj të mund ta zbukurojë me ngjyra. Rrotullojeni tubin nga ana tjetër derisa të zbukurohet me ngjyra në të gjitha anët. Priteni tubin në rrathë mesatarisht të hollë. Jepni fëmijës një litar dhe udhëzojeni t’i fusë rrathët në litar për të formuar varësen e tij. Nëse fëmija ka dëshirë vendosjani varësen e punuar në qafë që ai të ndjehet krenarë me punën e tij.

Në vend të tubit të letrës mund të përdorni makarona apo rruaza, nëse fëmija është më i rritur dhe mund të manipulojë edhe me objekte më të vogla.