Më trego çfarë shikon

Materialet dhe mjetet: një CD e vjetër, një tub letre, laps, copë e vogël kartoni, bojë ose lapsa me ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Ndiqni hapat së bashku më fëmijën sikur në figurat:

  1. Fëmija ngjyron tubin e letrës me çfarëdo ngjyre që i pëlqen
  2. Prindi e ndihmon fëmijën për të bërë një prerje të pjerrët afër fundit të tubit të letrës
  3. Në anën e kundërt të prerjes së pjerrët, prindi pret një katror
  4. Me një letër në të cilën ka një prerje në mes, mbyllen të dy skajet e tubit të letrës
  5. Në prerjen e pjerrët, vendosni CD-në.

Pyeteni fëmijën se çfarë po shikon? Kërkojini që të lëvizë nëpër dhomë…a ndryshon ajo që fëmija po shikon? Si ndryshon?