Qëllo në shenjë

Materialet dhe mjetet: gota letre apo plastike, një top i vogël.
Zhvillimi i aktivitetit: Merrini disa gota plastike apo letre dhe kërkoni nga fëmija që t’i renditë gotat si bredh, katër në rendin e parë, tri në rendin e dytë, dy në rendin e tretë dhe një në rendin e fundit. Pastaj caktojeni një vijë prej ku fëmija do të mund ta gjuajë topin për ta qëlluar dhe rrezuar bredhin. Loja përsëritet disa herë dhe secilën herë fëmija i rendit gotat në formë të bredhit ndërsa ju ia largoni për pak vijën e distancës për gjuajtje në mënyrë që loja të bëhet edhe më sfiduese, e nëse keni edhe ndonjë fëmijë më të rritur loja bëhet edhe më interesante nëse luhet me më shumë lojtarë.