Dreri dekorativ

Materialet dhe mjetet: Ngjyrë kafe, letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Krijojeni një dre nga dora e fëmijës për ta vendosur si dekor në pemën e vitit të ri.

Lyeni dorën e fëmijës me ngjyrë kafe dhe shtypeni në një letër apo karton të fortë. Në gjurmën e shuplakës së dorës vizatoni dy sy dhe një hundë të kuqe. Bëjani një vrimë duke e vendosur një litar në vrima për ta varur në pemën e vitit të ri. Bëjeni këtë bashkë me fëmijën dhe lejojeni fëmijën t’i vendosë këto si zbukurime në pemë.