Pula dhe zogjtë
Për këtë aktivitet të sotëm do t’ju nevojitet misër, oriz, pambuk, lëvozhga të vezëve, makarona të vogla, pulla me ngjyra dhe ngjitës [mund të përdorni edhe brumë të lëngët, pasi që është ngjitës shumë i mirë] dhe një vezë e zier. Ju nevojiten edhe ngjyrat e ujit dhe disa fletë në të cilat do ta vizatoni figurën e zogjve.
– Në fillim punoni me zogjtë. Në fletat me vizatimin e zogjve [ose i vizatoni zogjtë vet], fëmijët i ngjesin materialet e ndryshme si në figurë.
– Fëmija mund t’i bëjë disa zogj, sipas dëshirës.
– Më pas e lyen dorën me ngjyrën e ujit, dhe e vendos atë në një letër të bardhë.
– Udhëzojeni që me gishtin e lyer në ngjyrën e kuqe ta bëjë sqepin dhe pjesën e sipërme të kokës [sikur në foto]. Më pas me laps i vizaton edhe këmbët.
– Lejojeni fëmijën ta ngjyrosë edhe vezën e zier ashtu siç dëshiron.