Dhëmbët e mi

Sot do të luajmë dhe do të mësojmë për dhëmbët.

Ju duhen disa letra të vogla të bardha ose disa pambukë të  vegjël që simbolizojnë dhëmbët, pak ngjitës dhe letër me ngjyrë të cilën do t’a prisni në formë të gojës.

– Flisni me fëmijët për dhëmbët. Ua jepni një pasqyrë që të mund t’i shohin dhëmbët e vet.

– Më pas fëmijët mund t’i ngjesin  letrat e bardha ose pambukët e vegjël në gojën prej letre (ashtu si në foto).

– Lejojini ta provojnë disa herë, duke i udhëzuar se si t’i vendosin dhëmbët.

– Bisedoni me fëmijët se si duhet të kujdesen dhe t’i mbajnë dhëmbët pastër si dhe tregojuni se dhëmbët janë shumë të lumtur kur pastrohen.

– Mund ta vazhdoni lojën me një përrallë apo tregim për dhëmbët.

– Më pas provoni t’i lani dhëmbët së bashku, për të paktën 1-2 minuta.