Kapërcejmë pengesa sikur atletët
Ambientin e jashtëm në oborr apo në park kthejeni në një vend me pengesa të ndryshme, të cilat mund t’i krijoni vetë sikur në foto me mjete që tashmë i keni në familjet tuaja.
Ju mund ta krijoni një shteg nëpër të cilin janë të shpërndara këto pengesa.
Kërkoni nga fëmija që të provojë t’i kapërcejë të gjitha pengesat e vendosura dhe ta përfundojë shtegun. Inkurajojeni kur nuk mundet dhe përgëzojeni kur arrin që t’i kapërcejë këto pengesa.
Megjithatë qëllimi kryesor i lojës është argëtimi.
Ju mund të bëni edhe garë me njëri-tjetrin se kush e kapërcen shtegun i pari duke i kaluar të gjitha pengesat me sukses.