Luajmë mini-basket

Sot lojën  mund ta luani në shtëpi ose në oborr. Ne ju rekomandojmë që ta luani në oborrin e shtëpisë apo të banesës, dhe ju rekomandojmë që të luani bashkë me fëmijët e tjerë që banojnë afër jush.

Për lojën e mini-basketit, do t’ju duhen:

Disa gota plastike të cilat ju mund t’i ngjisni në  murin e banesës, apo në murin rrethues të shtëpisë apo pallatit, si dhe disa topa të vegjël, të cilët mund  t’i bëni edhe duke i bërë bashkë dhe duke i ndrydhur në grusht disa letra të bardha apo çfarëdo letre tjetër.

Përcaktoni një largësi nga mini-koshat [gotat plastike] dhe vendosni rregullat e lojës: vraponi me top në dorë vetëm 4 hapa dhe pastaj ose e gjuani në kosh ose ia pasoni topin shokut/shoqes.

Nëse jeni duke luajtur disa shokë e shoqe bashkë, bëni një garë.

Nëse do të qëndroni në banesë apo në shtëpi, ngjitini gotat e plastikës [mini-koshat] sikur në foto në skaj të tavolinës dhe provoni të bëni sa më shumë kosha.