Plasim flluskat
Zhvillimi i aktivitetit: Flluskat dhe foshnjat janë një kombinim perfekt. Ju mund të bëni flluska pa fund dhe ta lejoni fëmijën që t’i godasë flluskat që i kalojnë para fytyrës apo të përpiqet që t’i prekë ato. Nëse fëmija është pak më i rritur, ju mund ta lejoni edhe t’u fryjë flluskave e më pas t’i godasë ato. Kjo lojë siguron kënaqësi, lëvizje, koordinim, vëmendje e angazhim.