Pikniku ynë
Zhvillimi i aktivitetit: Vendi më i mirë për të filluar me ushqime të reja për fëmijën tuaj është kur bëjmë piknik në natyrë. Tregojini fëmijës që sot do të shkoni në piknik dhe se do ta përfshini në përgatitjet për piknik. Uluni në një batanije dhe së bashku provoni ushqimet e reja dhe mënyra të reja të ushqyerjes. Rehatojeni fëmijën nëse ka ende nevojë për mbështetje kur ulet, dhe lejojeni t’i provojë ushqimet, të luajë, të zhagitet, etj.
Piknikun mund ta pasuroni edhe me lojën ndijore dhe natyra jashtë është e mbushur me gjëra të reja për t’i eksploruar dhe stimuluar shqisat e tij/saj. Lëre të zvarritet përreth në terrene të reja – bar, papastërti, gjethe, gurëz, etj. Lëre të marrë materiale të reja – shkopinj, baltë, lulë, fije bari, gurë, etj. Vetëm mbajeni në vëzhgim të kujdesshëm dhe komunikoni vazhdimisht me të.