Pikniku me shatorr
Mos u mendoni se ku të gjejmë shatorr, kjo ide është më argëtuese se shatorri. Tavolinën e bukës në shtëpi apo tavolinën e oborrit mund ta shnëdrroni në një shatorr për fëmijë tuaj.
Një çarçaf të madh mund ta përdorni për ta mbuluar tavolinën e tërë e cila do të mbulojë edhe këmbët e tavolinës suaj deri poshtë duke e bërë një shatorr brenda tavolinës, kështu duke shtruar një plaf përfundi fëmija do ta ketë shatorrin e vet.
Për ta bërë shatorrin më atraktiv të shtojmë edhe disa ide të reja.
– Errësira që krijohet brenda shatorrit do të na japë mundësi shumë të mira të ndriçojmë me llampa të cilat i zbukurojmë vetë.
– Na mjafton kartoni i letrës së toaletit dhe një qese e tejdukshme sikur në foto, mbi të me fllomaster të vizatojë fëmija juaj çkado që dëshiron dhe më pas lëshoni dritën e llampës apo flashin e telefonit tuaj. Erësira e shatorit do të shndërrohet në një ambient argëtues dhe stimulues. Hapni pak çarçafin dhe fëmija juaj sheh që drita është me e zbehtë, shpjegoni se drita hyn nga jashtë dhe prandaj llampa bëhet me dritë më të dobët, diskutoni për këto ndryshime që i vëren fëmija juaj, dhe lejoni të t’iu bëjë pyetje duke i dhënë përgjigje sa më të qarta ju.