Pema e Vitit të Ri
Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë, letër me ngjyra, ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Organizojeni këtë aktivitetet për të ushtruar muskujt e vegjël të fëmijës dhe për të praktikuar njohjen e ngjyrave. Në një letër të bardhë vizatoni një pemë të vitit të ri. Nga letrat me ngjyrë prisni disa rrathë me ngjyra të ndryshme. Brenda pemës vizatoni disa rrathë me ngjyra. Kërkoni fëmijës që të vendosë rrathët te ngjyra përkatëse për të dekoruar pemën e vitit të ri. Letrat në formë rrethi mund t’i vendosni tek ngjyra përkatëse apo t’i ngjitni me ngjitës për ta krijuar një punim të bukur.