E ftohtë, e nxehtë

Mjetet dhe materialet: 2 shishe qelqi, ujë, akull, ujë të vakët.
Zhvillimi i aktivitetit: Në njërën shishe vendosni ujë me akull kurse në shishen tjetër vendosni ujë jo shumë të vakët. Ofrojani fëmijës të dy shishet njëkohësisht. Lejojeni që ta ndjejë temperaturën e të dy shisheve. Ndiqni reagimet e fëmijës dhe ndërkohë i tregoni se cilën shishe po e ndijon: “uaaaa, e ftohtë” ose “ohhhhh, e nxehtë”. Lejojeni të luajë për një kohë.