Numrat e mi të parë
Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Shkopinjë për pastrimin e veshëve dhe ngjyra apo keqap
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e kësaj moshe akoma nuk fillojnë të mbajnë me dorë lapsin mirë dhe ju lutem mos i detyroni ata të mbajnë lapsin mire, pasi që muskujt e dorës akoma i kanë më të butë dhe nuk arrijne t’i koordinojnë sa për të mbajtur saktë lapsin dhe sa për ta lëvizur saktë atë. Ky aktivitet i ndihmon shumë fëmijëve që të zhvillojnë aftësitë e muskujve të dorës dhe në anën tjetër, duke qene aktivitet atraktiv, do t’i bëjë ata që ta kryejnë aktivitetin deri në fund.
Fillimisht, ju vizatoni numrat mbi fletë të madhe dhe më pas vazhdoni që me ndihmën e pambukëve për pastrimin e veshëve si ne fotografinë më poshtë, të percjellni me ngjyrë numrat që ju i keni modeluar. Nëse nuk keni ngjyrë, përdorni keqapin dhe nëse nuk keni pambuk për veshë, mund të përdorni gishtat e dorës tuaj. Prindër të dashur, nuk është i rëndësishëm materiali që përdorni me fëmijët tuaj, por është e rëndësishme biseda dhe kënaqësia gjatë aktivitetit. Andaj sa më shumë lavdërime dhe motivim, çdo aktivitet do të kthehet në punë të dobishme me fëmijën tuaj.