Njerëzit janë të ndryshëm
Materialet dhe mjetet: plastelinë ose brum, makarona, fasule, rruaza, oriz, etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Punimi i fytyrave te njerëzve me anë të plastelinës apo brumit është aktivitet argëtues për fëmijën, dhe në të njëjtën kohë do të përçojë mesazhin se si të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe rëndësinë që njerëzit t’i pranojmë ashtu siç janë.
Fillimisht punoni brumin, mund ta ndani një pjesë të tij dhe t’i shtoni kakao – kjo për të treguar se njerëzit mund të kenë ngjyra të ndryshme të lëkurës. Të njëjtin aktivitet mund ta bëni edhe më plastelinë duke përdorur ngjyra të ndryshme të saj.
Ju mund të vizatoni në letër disa rrathë në formë të kokës së njeriut. Ofroni fëmijës brumin ose plastelinën dhe materiale të tjera si fasule, makarona, rruaza, etj. Duke përdorur brumin dhe materialet e tjera formoni fytyra të ndryshme. Diskutoni se si të gjitha fytyrat janë të ndryshme, por të gjitha janë fytyra, dhe si edhe njerëzit/fëmijët janë të ndryshëm. Pavarësisht se jemi të ndryshëm të gjithë njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dashuri.