Figurat gjeometrike

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, letra kartoni, lidhëse këpucësh (apo penj të tjerë të fortë), gërshërë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merren letra me ngjyra dhe vizatohen nga prindi apo kujdestari dhe priten nga fëmija. Me madhësinë e formave të prera matet mbi letrën e kartonit secila figurë gjeometrike, pritet dhe ngjitet me figurat e prera (kjo bëhet në mungesë të letrës plastifikuese). Pasi të përfundojë puna me ngjitjen e formave të njëjta të letrave me ngjyra dhe letrave të kartonit, shpohen vrima me hapëse vrimash. Me lidhëse këpucësh apo atletesh apo edhe me penj të fortë përshkohen vrimat me radhë. Sipas dëshirës së fëmijës mund të provohen edhe modele të tjera të “qëndisjes së figurave gjeometrike”.