Mesazh për ty

Materialet dhe mjetet: Për aktivitetin e sotëm nevojiten gjëra të cilat ju ndodhen në shtëpi. 

Zhvillimi i aktivitetit: Kjo ditë t’u dedikohet të moshuarve, me qëllim që fëmijët të mësojnë rëndësinë e të qenit qytetar i devotshëm. Së bashku me fëmijën, sot ju mund të përgatisni diçka për një të moshuar të afërt ose për një person që gjendet në rrethin tuaj dhe ju mendoni që do ta gëzonte. 

Ndërkohë që përgatitni një ëmbëlsirë, ndonjë paketë të vogël ndihme, apo ndonjë punim të fëmijës në formë vizatimi në të cilën cilësohet gjesti i ndihmës dhe përkrahjes, ju duhet të flisni me fëmijën tuaj se sa e rëndësishme është që të ndihmohen njerëzit që kanë nevojë. Së bashku me fëmijën shkoni dhe ia jepni dhuratën e bërë personit që ju keni menduar. 

Ky aktivitet vlerëson gjestin e solidaritetit dhe e ndihmon fëmijën të kuptojë që duhet të kontribuojë në mjedisin në të cilin jeton.