Ngjyrat e ylberit

Zhvillimi i aktivitetit: Përmes lojës së sotme, ju do t’i ndihmoni fëmijës t’i njohë dhe emërtojë disa nga ngjyrat. Fillimisht gjeni sa më shumë objekte që i keni në shtëpi me ngjyra të ndryshme, përfshirë, lodra, enë, ushqime, rroba, etj.

Në një kënd në dysheme apo tavolinë, vendosni nga një objekt prej secilës ngjyrë. Varësisht nga mosha e fëmijës ju mund të vendosni për numrin e ngjyrave që do t’ua prezantoni. Nëse fëmija juaj tashmë i di disa ngjyra, atëherë vendosni numër më të madh të ngjyrave. Nëse ende nuk ua keni prezantuar ngjyrat, atëherë vendosni vetëm 2-3 ngjyra. Pastaj kërkoni fëmijës që të gjejë objekte të tjera dhe t’i vendosë pranë ngjyrës përkatëse, duke emërtuar secilin objekt që fëmija e sjellë te ngjyra përkatëse. Vendosni objektet me ngjyra në kënde të ndryshme të dhomës që ta inkurajoni lëvizjen e fëmijës. Fillimisht shpjegojani fëmijës lojën: për shembull, ‘shiko çfarë po sheh në dhomën me ngjyrë të kuqe’. Pasi fëmija të ketë gjetur atëherë i kërko ta sjellë objektin me ngjyrë të kuqe tek vendi/ngjyra përkatëse. Vazhdojeni lojën me ngjyrat e tjera duke gjetur sa më shumë objekte.