Krijojmë shiun

Zhvillimi i aktivitetit: Një nga aktivitetet më të pëlqyeshme për fëmijë është loja me ujë. Prandaj, sot le të jetë dita e argëtimit të fëmijës tuaj përmes lojës me ujë. Ajo çfarë duhet të bëni është ta mbushni një enë të gjerë dhe të thellë me ujë, dhe të vendosni në të disa topa pambuku apo sfungjerë. Kërkoni nga fëmija që të përdorë sfungjerët apo pambukun që të krijojë shiun. Pra, pambuku apo sfungjeri paraqet renë, dhe ju do t’i kërkoni fëmijës që ta shtrydhë sfungjerin (renë) për të krijuar shiun. Poashtu përdorni gota apo kapakë të plastikës të cilët fillimisht i bëni më vrima. Këto vrima do të lejojnë që uji të bie dhe  do të krijojnë efektin e shiut. Vendosni gotat apo kapakët e plastikës së bashku me topat e pambukut apo sfungjerët në enën me ujë. Lejojeni fëmijën të luajë dhe diskutoni se si shiu bie nga retë, duke demonstruar këtë gjë me materialet e përgatitura.