Dhoma ime me plot lule

Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Letra dhe ngjyra të ujit-temper.

Zhvillimi i aktivitetit: Filloni të flisni me fëmijën tuaj duke i thënë që pranvera fillimisht duhet të fillojë në shtëpitë dhe dhomat tona, e më pas të fillojë në natyrë, andaj sot derën e dhomës sonë po e zbukurojmë me shumë lule dhe zogj, që pranvera ta kuptojë që ne e presim me padurim. Me pirun dhe ngjyra fitojmë zambakun më të bukur të pranverës të cilën fëmija ynë do ta punojnë pa ndihmën tonë. Mjafton të kemi ngjyra të ujit në shtëpi. E nëse nuk keni, keçapi do të na ndihmojë shumë në këtë aktivitet, apo edhe mustarda që e keni në shtëpinë tuaj. T’u tregojmë fëmijëve se kur duam të krijojmë diçka kemi shumë zgjidhje edhe brenda shtëpisë, që të arrijmë të kemi sa më shumë ide kreative. Ngjisni këto lule tek dera e dhomës së fëmijës ku fle apo tek shtrati.