Modelojmë akulloren

Vizatoni një akullore në një fletë dhe kërkoni nga fëmija juaj të modelojë akulloren.  Qëllimi është që fëmija ta bëjë vetë aktivitetin nga fillimi deri në fund.

Letrat me ngjyra që keni në shtëpi,  fëmija i copëton dhe më pas i ngjet me ndihmën e ngjitëses mbi figurën e akullores. Sa më shumë ngjyra që përdor fëmija, aq më shumë do të na argëtojë dhe do të na pëlqejë aktiviteti.

Ju mund të përdorni mundësi të ndryshme për ta mbushur vizatimin, edhe me oriz dhe më pas ngjyrosni orizin me ngjyra, edhe me pasul apo me kokra të kafes.  Ju duhet të qëndroni afër fëmijëve për tu siguruar që ata  nuk i fusin këto gjëra në gojë.

Në tjetër mundësi e mirë është edhe loja e pretenduar e akullores. Ju duhen disa topa të vegjël prej letre, ose prej pambuku ose topa të vegjël të ping-pongut apo tenisit, të bardha ose me ngjyra. Ju duhen edhe tubat e mbetura nga letrat e tualetit ose edhe gotat plastike, ose gotat e vogla të kosit, jogurtit, kosit të frutave etj. Hidhini të gjitha në një tas dhe vendosjani përpara fëmijës. Ai/ajo do të le të vendosë topat përmbi tubat e letrës së tualetit dhe do të krijojë akullore sa të dojë. Ndërkohë bisedoni me të për ngjyrën, cila prej pemëve e ka atë ngjyrë dhe si është shija e saj. Bisedoni edhe për formën e kaushit të akullores. Numëroni bashkë sa akullore ka bërë fëmija juaj.

Në fund, ju mund të bëni akullore shtëpie ose ta blini atë. Shijojeni së bashku dhe fëmija ju tregon shijen që ka.