Vizatojmë me ujë

Në rast se do të dilni jashtë bashkë me fëmijën, ju duhet vetëm një furçë dhe një gotë ujë.

Lejojeni fëmijën të vizatojë me ujë në pllakat apo në rrugën pranë banesës, ose në oborr [sigurohuni që fëmija është i/e sigurtë].

Ju mund të ngjitni një letër në dysheme dhe ti ofroni fëmijës edhe disa bojra uji.

Nëse nuk planifikoni të dilni jashtë në natyrë sot, atëhere kthejeni përmbys tavolinën e punës së fëmijës ose një tavolinë tjetër apo edhe një karrige dhe rrethojeni me qese të tejdukshme [sikur në foto]. Ofrojini fëmijës disa ngjyra dhe ai/ajo do të bëjë pikturën e tij/saj.