Modelimi i goglave

Materialet dhe mjetet: Plastelinë (brumë)

Zhvillimi i aktivitetit: Koha e luajtjes me brumë ose plastelinë është thelbësore për fëmijën tuaj në rritje. Si prindër/kujdestar , ju sot informoni fëmijën tuaj për aktivitetin që do ta realizoni. Për këtë aktivitet ju duhet plastelinë ose brumë. Prej një pjese brumi apo plasteline ndajmë një pjesë të vogël. Atë pjesë e modelojmë deri sa të arrijmë formën që dëshirojmë. Luajtja me brumë ose plastelinë do ta bëjë fëmijën tuaj të flasë dhe të diskutojë se çfarë po bën me njerëzit përreth. Lejoni që fëmija të jetë i lirë në aktivitet.