Rruga me ndalesa

Aktivitetet fizike janë shumë të përshtatshme për këtë grupmoshë. Fëmija mban në dorë një kovë të mbushur me ujë, apo gota plastike të mbushura me ujë, dhe për detyrë e ka që të kalojë nëpër një rrugë me ndalesa të ndryshme pa e derdhur ujin. Para vetes mund të ketë një karrige, disa drunj apo edhe topa për të kaluar dhe për të shkuar deri tek caku. Bashkë me fëmijën, duke përdorur imagjinatën e fëmijës, vendosni ndalesat, pyetni fëmijën se si të bëhet më e vështirë rruga në mënyrë që loja të jetë më interesante.