Më trego/lexo për…

Në fillim do t’i vendosni rregullat e lojës:

Për secilin gisht të dorës do ta përcaktoni një storie, për shembull:

  • Gishti i madh – pushimet e preferuara  
  • Gishti tregues – storie për kafshët
  • Gishti i mesëm – mua më pëlqen
  • Gishti i katërt/gishti i unazës – dua të shkoj në…
  • Gishti i vogël – na ishte një herë

Së bashku me fëmijët mund t’i përcaktoni temat që atyre u pëlqejnë më shumë.

Më pas, uluni së bashku në këndin e leximit dhe fëmija në dorën e fshehur pas shpine e nxjerr një gisht. Kur ju i thoni ‘tani’ fëmija ua tregon dorën dhe cilin gisht e ka përzgjedhur dhe ju duhet t’ia tregoni apo t’ia lexoni storien për atë gisht.

Pastaj është radha e fëmijës –  ai/ajo duhet t’jua tregojë një storie  sipas gishtit që ju keni përzgjedhur.

Stimulojeni fëmijën që ta përdorë imagjinatën,  qeshni bashkë me të edhe nëse ndonjëherë humb kuptimi i stories…punë e madhe J…e rëndësishme është që fëmija të përfshihet në krijimin e stories dhe të argëtohet duke e bërë këtë.

Bëjeni këtë disa herë, dhe përfshini në storie edhe  eksperiencën personale të fëmijës.