Avullimi – projekt

Sot është dita e eksperimentit – shpjegojani fëmijës që ky aktivitet do të zgjasë disa ditë.

Dy gota të pastra plastike me madhësi të barabartë, mbushini përgjysmë me ujë.

Shënoni nivelin e ujit të secilës gotë me një shënjues të përhershëm, një laps me ngjyrë, me një fjongo ose me marker. Vendoseni njërën gotë afër një dritareje ku bien rrezet e diellit dhe tjetrën diku tjetër në dhomë. Vëzhgoni gotat e ujit gjatë ditëve në vazhdim.

Pyesni fëmijët se ku po shkon uji.

Shpjegoni se avullimi ndodh kur grimcat e ujit bëhen mjaftueshëm të ngrohta për t’u shndërruar në avuj, largohen nga gota dhe ikin në ajër. Pyesni se uji nga cila gotë po avullohet më shpejt dhe diskutoni pse uji në gotën që është ekspozuar në diell avullon më shpejt.

Së bashku me fëmijën mund ta shikoni edhe videon më poshtë ku shpjegohet procesi se si krijohet shiu.

Fëmijët mund ta ‘vizatojnë’ avullimin e ujit ashtu siç e mendojnë dhe siç e kuptojnë ata.

Ju mund t’ia lexoni fëmijës një tregim ose t’i tregoni për ciklin e ujit dhe rëndësinë e tij.