Makina ime imagjinare

Materialet e nevojshme: Karton dhe një laps.

Zhvillimi i aktivitetit: Natyra ka ngjyra të ndryshme në veten e saj, por kësaj radhe do t’i përdorim ngjyrat e natyrës për t’i ngjyrosur rrotat e makinës sonë imagjinare. Të gjithë fëmijët imagjinojnë që kur të rriten të kenë një makinë me ngjyrat që ata vetë i preferojnë dhe me modelin më unik që ekziston. Ejani prindër të dashur kësaj radhe t’u japim mundësi fëmijëve tanë që të krijojnë makinën e tyre imagjinare. Ndihmoni përmes pikave në një karton që ata t’i përcjellin pikat dhe ta vizatojnë një makinë sipas dëshirës së tyre. Tek pjesa e rrotave, hapeni kartonin me ndihmën e gërshërëve në mënyrë që rrotat të marrin ngjyrën dhe materialet që ata dëshirojnë. Nëse kërkojnë, hapini dhe xhamat dhe i pyetni fëmijët tuaj për çfarëdo ideje tjetër që kanë.

Dilni pastaj me fëmijët tuaj në natyrë apo në lagjen tuaj që të eksploroni ambientin dhe të ndërroni ngjyrën e rrotave sipas gjërave që keni në natyrë. Ky aktivitet do të jetë shumë argëtues dhe interesant për fëmijët tuaj.