Luajmë lojën me birrila

Materiali dhe mjetet: Top, figura të lojës me birrila, shishe plastike
Zhvillimi i aktivitetit: Këtë aktivitet mund ta organizoni në ambient të mbyllur apo të hapur jashtë në natyrë. Ne ju rekomandojmë që të jetë jashtë në natyrë. I renditni figurat e lojës me birrila apo shishet e ujit të mbushura me rërë apo ujë në të cilat keni hedhur nga një pikë nga ngjyrat e ndryshme dhe vendosini në një vend të përshtatshëm. Kërkoni nga fëmijët që ta marrin topin dhe t’i rrëzojnë figurat apo shishet e plastikës.