Ekspozita e duarve

Materialet e nevojshme: mbulesë e  vjetër, ngjyra në kushte shtëpie, laps.

Zhvillimi i aktivitetit: Të gjithë anëtarët vizatojnë dorën në një mbulesë të vjetër të bardhë apo me ngjyrë, e cila ekspozohet në një kënd të shtëpisë në mur. Fëmija kërkon nga të gjithë anëtarët që ta bëjnë të papastër dorën me çfarëdo sendi që kanë në shtëpi. Mund ta bëjnë me xhem, keçap, ujë me piper, ujë me kafe apo ujë me ngjyrë nëse kanë në shtëpi, dhe ta vendosin dorën në pëlhurën e vendosur për ekspozitë.

Pastaj fëmija duhet të kërkojë që të vizatojë dorën e secilit të pastër afër dorës së papastër. Fëmija kopjon me laps dorën e secilit. Të gjithë ulen rreth posterit dhe secili prej tyre fillon të tregojë se cili është dallimi në mes dy duarve të vizatuara.

Inkurajoni fëmijën që të jetë drejtues i diskutimit. Në këtë pjesë mund të bëhen edhe gabime të qëllimshme nga prindi me qëllim që të stimulohet të menduarit e fëmijës dhe të ketë disponim për të qeshur. Kjo është koha kur mund të bisedoni me fëmijën pse duhet t’i lajmë duart me ujë dhe cila është mënyra e duhur për ta bërë këtë.

Në fund, numëroni hapat e larjes se duarve; për shembull: “Pra, hapi ynë i parë është …”, “Hapi i dytë …” dhe “Në fund, ne shpëlajmë duart mirë”.