Loja me tullumbace

Materialet dhe mjetet: tullumbace, fjongo ose fije peri.

Zhvillimi i aktivitetit: Vendoseni fëmijën në pozitë të shtrirë në shpinë mbi një batanije ose në shtratin e tij/saj dhe lidhini disa tullumbace të fryra me ngjyra me një fjongo ose fije peri në këmbën e fëmijës suaj. Duke luajtur me të,  nxiteni që të bëjë lëvizje me këmbë, dhe gjatë lëvizjes së këmbëve gjithashtu do të lëvizin edhe tullumbacet. Ju mund t’i vendosni këto tullumbace edhe  në duart e fëmijës. Po ashtu mund të shtriheni edhe ju bashkë me fëmijën dhe t’i lëvizni edhe ju tullumbacet tuaja.