Breshka 3D

Materialet dhe mjetet: shishe plastike, letër me ngjyra, apo ngjyra uji ose druri, gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Breshka është kafshë e pyllit, është shumë e ngadaltë dhe paqësore, por as ajo nuk e do dimrin dhe në nëntor bie në gjumë. Informojeni fëmijën që me ardhjen e të ftohtit breshka e gjen ndonjë vrimë nën dhe apo nën rrënjët e ndonjë druri për të bërë gjumin dimëror pasi ka ngrënë mjaftueshëm fruta dhe gjethe për të siguruar gjumë të rehatshëm. Shishet që keni në shtëpi kësaj radhe përdorni për ta modeluar breshkën. Ju e preni fundin e shishes sikur në foto dhe e vendosni para fëmijës, së bashku me një letër të bardhë. Bisedoni me fëmijën tuaj se çfarë ngjyre ka breshka, si do ta bësh breshkën, ta bëjmë breshkën e shtëpisë sonë me çfarëdo ngjyre që ti dëshiron. Ju e vizatoni formën e breshkës në letër dhe në vazhdim lejoni fëmijën të veprojë si në foto. Fillimisht duke e prerë formën dhe më pas duke e ngjitur fundin e shishes. Tani keni breshka 3D dhe bëni garë duke i lidhur me penj nga goja dhe i tërhiqni në dyshemetë rrëshqitëse që i keni për të parë se cila breshkë shkon më shpejt në gjumin e dimrit.