Loja me litar

Materialet dhe mjetet: litar.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet mund të bëhet në ambient të jashtëm apo të brendshëm.

Tërë ajo që ju nevojitet është një litar i gjatë. Vendoseni litarin në tokë dhe udhëzojeni fëmijën që të ecë mbi të, duke hapur krahët që ta mbajë balancën derisa ecë në litar. Ndryshoni formën e litarit duke e vendosur atë në një vijë të drejt, zig-zag, në formë rrethi, etj. Pyesni fëmijën se në çfarë mënyrash mund ta kalojë litarin: për shembull, të ecë mbi të, të hidhet mbi të duke kaluar në anën tjetër, të hidhet me një këmbë, të kalojë nën litar, etj.