Zhysim insektet

Zhvillimi i aktivitetit: Sot bëni pak brum të bardhë dhe jepjani fëmijës lodrat e veta dhe tregojini që mund t’i zhysë në brumë. Lejojeni të provojë vetë sa forcë i duhet për t’i futur tek brumi. Edhe ju vendosni ndonjë lodër të vogël për t’ia demonstruar se si duhet të veprojë…por ai/ajo le ti vendosë vetë lodrat e veta. Edhe nëse nuk arrin t’i zhysë në brum, është në rregull. Për sot mjafton që po përpiqet ta bëjë këtë.