Vazhdo fjalinë

Materialet dhe mjetet: Disa fleta të bardha.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi duhet të mbështesë fëmijën në krijimin e gjashtë kartave me një insekt. Fëmija ndihmohet aty ku është e nevojshme. Gjithsesi, është më e favorshme për fëmijën ta bëjë vizatimin ashtu siç dëshiron, nuk ka rëndësi nëse forma nuk përputhet me insektin. Përpara se fëmija të bëjë plotësimin e fjalive, diskutoni me fëmijën se ku gjinden këto kafshë dhe si jetojnë apo ushqehen. Tregoni pse janë të rëndësishme insektet në mjedisin që na rrethon dhe cilat prej tyre janë të dëmshme. 

Kartat kthehen mbrapsht dhe sa herë e tërheq një, prindi identifikon insektin dhe bën pyetjen e formuluar më poshtë. Fëmijës do t’i nevojitet ndihma juaj me informacione që mund të mos i dijë.

Miza është e

Milingona është e

Karkaleci  kërcen …

Grerëza bën …..

Mushkonja na ……

Në fund të aktivitetit përsëritni se çfarë keni mësuar sot për insektet.