Loja e tullumbaceve

Materialet dhe mjetet: Tullumbace të ndryshme,  një shportë,  një tub prej kartoni, etj.

Organizimi i aktivitetit:  Së bashku me fëmijën provoni të fryni tullumbacet. Ju mund t’i bëni si tullumbace edhe dorëzat e plastikës. Fryni tullumbacet me madhësi të ndryshme dhe kështu mund të krijoni me fëmijën tuaj lojëra të ndryshme:

  • Fëmija duhet t’i fusë tullumbacet në shportë
  • Fëmija përpiqet që t’i mbajë sa më lart tullumbacet
  • Për fëmijë më të vegjël, fusni në tullumbace objekte të vogla si kokrra misri, oriz, fasule e pastaj fryni në madhësi të vogël apo mesatare dhe jepjani fëmijës për të luajtur me to mesatare dhe jepjani fëmijës për të luajtur me to.