Unë jam qukapik

Materialet e nevojshme: Karton, rrëmojëse, ngjitëse dhe disa balona.

Flasim me fëmijët për qukapikun, se si e ndërton shtëpinë në drunj dhe aty i vendos fëmijët që të jenë të mbrojtur. Sqepin e fortë dhe shumë të mprehtë e përdor për ta shpuar drurin dhe ka aftësi të shpejtë dhe të saktë që ta ndërtojë shtëpinë e vet sipas dëshirës.

Të provojmë me fëmijët ta krijojmë një sqep si të qukapikut dhe të kënaqemi me një lojë së bashku me ta.

Fillimisht i vendosim disa balona të fryra në tokë apo të ngjitura në mur dhe më pas, bashkë me fëmijën, nga një karton formojmë sqepin e qukapikut sikur në foto.

Për ta bërë më shpues, këtij sqepi i ngjisim në maje një rrëmojëse me ngjitëse dhe e fiksojmë mirë. Që sqepi të qëndrojë në fytyrën e fëmijës, atë mund ta lidhim me ndonjë fjongo apo lidhëse këpucësh, sikur në foto.

Loja fillon duke e udhëzuar fëmijën që balonën duhet ta shpojë vetëm me ndihmën e sqepit, pa i përdorur duart për ta kapur balonën.

Çdo tentim për ta shpuar balonën do të jetë qesharak dhe argëtues.