Lodra e lëvizshme

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët fillojnë të zvarriten duke përdorur barkun e tyre dhe kjo i ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm fizik. Vendoseni fëmijën në bark  dhe vendosni një lodër që lëvizë në mënyrë që fëmija të mund ta shikojë. Lëvizeni disa herë lodrën duke nxitur interesimin e fëmijës derisa i/e vogli/la juaj të fillojë të bëjë përpjekje për ta kapur lodrën. Ai/ajo  mund të rrokulliset e të zvarritet për ta arritur  lodrën. Ju mund ta përgëzoni kur e merr lodrën e sërish ta vendosni në një vend tjetër, e fëmija  përpiqet sërish për ta marrë.

Lodrat lëvizëse i ndihmojnë që të zhvillohen dhe gjithashtu argëtojnë foshnjën. Përmes tyre, zhvillohet koordinimi i lëvizjes, shkathtësia e përgjithshme fizike dhe forca.