Gjurmët e lules

Zhvillimi i aktivitetit: Për ta realizuar këtë aktivitet formoni një brum me ngjyra ose përdorni plastelin. Përpara se të filloni, së bashku me fëmijën dilni në oborr apo në park dhe mblidhni disa lule dhe gjethe.  Brumin apo plastelinën ndajeni në disa pjesë dhe shtrijeni pak, gjersa e ftoni fëmijën që t’i shtyp lulet dhe materialin tjetër të mbledhur përmbi brum/plastelinë. Pastaj largojeni lulen/gjethen me kujdes dhe shikojeni gjurmën që ka lënë në burm/plastelinë. Ky është një aktivitete i lirë prandaj lejojeni fëmijën që të luajë sipas dëshirës dhe ideve të tij.